Për shkak të temperaturave të larta Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të ndërpritet puna në sektorin e ndërtimtarisë nga ora 11:00 deri në ora 17:00.
Në lidhje me këtë vendim dhe pasojat që pritet të sjellë kanë folur për “Gazeta Blic” nga Shoqata e Ndërtuesve të Kosovës.
Jahir Morina nga kjo Shoqatë tha se temperaturat e larta po ndikojnë negativisht veçanarisht në sektorin e ndërtimeve dhe mund të ketë vonesa në ekzekutimeve e punimve.
“Temperaturat e larta në sektorin e ndërtimtarisë në veçanti në fushën e ndërtimeve po ndikojnë ne gativisht për arsye sepse është nxehtë dhe duke patur parasysh këtë fakt është ndërprerë puna sidomos në muzgun e ditës. Tani kemi edhe një vendim të Qeverisë për ndërprjen e punimeve nga ora 11:00 deri në ora 17:00, kështu që për momentin po veprojnë negativisht në këtë sektor.
“Këto masa të marra pritet vonesa në ekzekutimin e punimeve dhe shtyrjen e afatave kohore dhe ligjore lidhur me kryerjen e punimeve, mund të ketë vonesa por do të përshtatemi” tha Morina për “Gazeta Blic”.
Edhe nga Shoqata e Gastronomëve po përballen me probleme për shkak të temperaturave të larta.
Kështu tha për “Gazeta Blic”, Kryetari i Shoqatës së Gastronomëvve, Petrti Kllokoqi.
“Temperaturat e larta kanë ndikim në sektorin e gastronomisë. Qarkullimet ditore kanë rënë drastikisht, por kjo vjen nga zoti dhe ne nuk mundemi me ndiku në këtë aspekt. Por në darkë po kemi më shumë lëvizje sepse koha po freskon dhe qytetarët dalin më shumë” tha Kllokoqi për “Gazeta Blic’
Nga data 13 deri më 20 korrik, Ministria e Shëndetësisë, ka marrë vendim që të lirohen nga puna gratë shtatzëna, punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë, dhe personat me sëmundje kronike.
“Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 lirohen nga puna gratë shtatzëna.Në rast të pamundësisë së lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të këtij vendimi, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë.Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.Varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera” thuhet në vendimin e MSH-së raporton Gazeta Blic.