Kandidatja e PDK-së për kryetare të Gjilanit, që në zgjedhjet e 17 Tetorit doli e treta, Leonora Morina – Bunjaku, ka mohuar që si degë të kenë diskutuar me VV-në për ndonjë marrëveshje.
Sipas saj, si degë nuk janë takuar zyrtarisht me partinë që fitoi qytetin.
“Jo, nuk jemi takuar zyrtarisht me VV-në e as nuk kemi marrëveshje me ta”, tha Morina – Bunjaku për GazetaBlic.
Ndërkaq, në qarqet politike vazhdojnë të qarkullojnë zëra rreth një mundësie që PDK t’i bashkohet VV-së për bashkëqeverisje në komunën në fjalë, teksa dyshimet i shtoi edhe kreu tashmë i zgjedhur, Alban Hyseni, i cili në RTV Dukagjini nuk e mohoi një bashkëpunim të tillë në të ardhmen.
/GazetaBlic/


