Showtime

Mori vëmendjen e të gjithëve duke i kënduar Kosovës – Kimi tërhiqet nga “American Idol”

03/31/2024 22:53
nga:G C

Artisti me origjinë nga Kosova, Freskim Rama, i njohur për publikun me emrin artistik Kimi, është tërhequr nga gara e “American Idol”.

Lajmin për largimin nga ky shou i madh i talenteve e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Ai thotë se nuk do të performojë më, por që për të ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe në këtë rrugëtim takoi njerëz të mahnitshëm.

Postimi i plotë i Kimit (pa ndërhyrje):

“Dua t’ju njoftoj the gjithve se nuk do të performoj në javën e Hollyëood. Jam shumë mirënjohës i American Idol që më dha mundësinë të ndaj historinë time dhe të lidhem me njerëz nga e gjithë bota.

Kam takuar disa njerëz të jashtëzakonshëm gjatë procesit dhe ju jam shumë mirënjohës të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë.

Kjo ishte një ëndërr e realizuar dhe nuk do të ishte e mundur pa ju. Ju lutemi vazhdoni te me mbeshtetni pasi qe ky është vetëm fillimi. Ka shumë më tepër nga Kimi për të ardhur.

Ju dua të gjithëve”.