Felix Gotze, vëllai i Mario, është shtruar në spital në Berlin në kujdes intensiv pas një goditjeje të madhe në kokë gjatë një ndeshje të divizionit të tretë gjerman midis ekipit të tij, Kaiserslautern dhe Viktoria Berlin.
Të dielën gjatë ndeshjes së divizionit të tretë gjerman midis Viktoria Berlin dhe Kaiserslautern (4-0), Felix Gotze, pësoi një goditje të madhe në kokë, e cila ndodhi në minutën e 72-të të kësaj ndeshje, përcjell GazetaBlic Sport.
Siç raportohet nga e përditshmja gjermane Bild, qendërmbrojtësi 23-vjeçar ishte në një duel – kur shoku i tij i skuadrës, Marvin Senger, e goditi atë kokë më kokë. Gotze pastaj u rrëzua në tokë, para se tre lojtarë ta vendosnin atë në një pozicion më të qëndrueshëm, anash, dhe t’i jepnin ndihmën e parë.
I evakuuar me barelë, lojtari u dërgua menjëherë në spitalin e Berlinit dhe u vendos në kujdes intensiv.
/GazetaBlic Sport


