Lajme

Mori 200 euro nga një lokal në Podujevë, arrestohet shtetasi i Serbisë

01/24/2026 09:12
nga:Sh R

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se në një lokal të këtij qyteti ka marrë rreth 200 euro.

Policia e cilësoi veprën si “shpërdorim i pasurisë së huaj” dhe njoftoi se ai është dërguar në mbajtje.

“Rr. 19 Qershori, Podujevë 19.01.2026-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti në lokalin e viktimës femër kosovare, kishte arritur të marrë para të gatshme rreth 200 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.