Showtime

Morena Taraku viziton qenin tek varri: Të lutem vazhdo të qëndrosh pranë meje

08/07/2022 07:53
nga:G B

Këngëtarja kosovare, Morena Taraku pak javë më parë humbi qenin e saj, Moin.

Më pas, ajo e kishte varrosur atë, duke i bërë edhe një lapidar, përcjell Klankosova.tv.

Ndërkaq, dje ajo ka shkuar ta vizitojë qenin te varri, e këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram.

“Fluturo tani. Por të lutem vazhdo të qëndrosh pranë meje”, ka shkruar Morena në postimin e saj.