Showtime

Morena Taraku reagon ashpër ndaj sjelljes së doktorit në Podujevë, ka një thirrje për Albin Kurtin

04/16/2021 12:52
nga:G C

Pulomologu Ibrahim Hoti, i cili u dërgua mbrëmë në mbajtje, meqenëse në një video të publikuar në media shihet duke mos i ofruar ndihmë shëndetësore një qytetari, ka bërë bujë në të gjithë mediet.

Kjo bëri që të reagojnë edhe fytyrat publike, ku shumë nga ata u shokuan me sjelljen e tij, shkruan GazetaBlic.

Së fundi, edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, reagoi ashpër ndaj kësaj videoje teksa bëri edhe një thirrje për kryeministrin, Albin Kurtin.

I madh është ai që ka pozitë por ka shpirtin me vete. Pozita dhe profesioni nuk të dallon nga asgjë nga ata që drejtohen drejt teje për ndihmë…Albin Kurti, dashtë Zoti gjëja e parë që kontribuon në Kosovë janë rregullimi i spitaleve dhe rritjen e pensioneve…që ata të jenë të zotët e vetës e mos të lusin as fëmijët e vet e as njerëz në pozitë për nevojat e veta”, ka shkruar Morena./GazetaBlic/