Showtime

Morena shpërthen në lot, veprimi i nënës së shoqes së saj e bën të qajë

11/18/2021 10:18
nga:Genita C

Këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, ka prekur të gjithë me postimin e fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit një veprim nga nëna e shoqës së saj, shkruan GazetaBlic.

“Nuk kisha ndegju kohe te gjate erë të qumështit të zier… Isha tek një shoqe dhe nëna e saj kishte vën qumështin të ziej për të bërë kos, o Zot për një moment më doli nëna ime përpara se kishte plot 17 vite të tëra që nuk e kisha nuhatur ere të tillë në kuzhinën e shtëpisë time… me dolën lot, po qaja si fëmijë s’me kishte ndodhur kurrë.. se di pse desha ta ndaj me juve… Duaji nenat sepse janë bota njerzimit.. Gjitha nenat e botes meritojnë dashuri pa fund”, ka shkruar këngëtarja.

Me këtë shkrim, Morena Taraku ka emocionuar të gjithë ndjekësit duke u shprehur se nuk e di as vet pse vendosi ta ndaj këtë me ta./GazetaBlic/