Lajme

Morën peng dy shqiptarë në Angli dhe i lidhën me zinxhirë për 10 ditë

01/04/2023 13:21
nga:Gazeta Blic

Shqiptari Andi Alushi dhe një lituanez, Valdemaras Kasinskas janë shpallur dje fajtorë nga Gjykata e Shefielld në Angli, të akuzuar për marrjen peng dhe torturimit të dy shqiptarëve të tjerë.

Ngjarja u zbulua në 14 maj 2022 ku oficerët e policisë së Mbretërisë së Bashkuar kontrolluan në një banesë në Sheffield, ku gjetën të lidhur me zinxhirë te radiatorët në dhoma gjumi të veçanta, shqiptarët E. R. dhe O. L.

Ata janë keqtrajtuar fizikisht, për të paktën dhjetë ditë, dhe u filmuan duke ngrënë nga tasat e qenve, ndërsa mediat vendase shkruajnë se ata u morën pëng për të kërcënuar familjarët e tyre që ata të paguanin para.

Me vendim të gjykatës ata u dënuan me 19 vjet e gjysmë burg për akuza të rënda si “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, i kryer kundër disa personave në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,

SPAK njofton se gjatë muajit gusht 2022 është krijuar një Skuadër e Përbashkët Hetimore për hetimin e këtyre çështjeve. Pjesë e Skuadrës së Përbashkët hetimore nga Mbretëria e Bashkuar janë Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës dhe Shërbimi i Policisë së Yorkshire të Jugut, ndërsa nga Shqipëria janë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Byroja Kombëtare e Hetimit, si dhe oficerë të shërbimit të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë muajit shtator 2022 pjesëtarë të Skuadrës së Përbashkët Hetimore nga Shërbimi i Policisë së Yorkshire të Jugut kanë ardhur në Shqipëri, ku në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Oficerë të shërbimit të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorit të çështjes në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë kryer veprime të shumta hetimore, në kuadër të hetimeve paralele që po zhvilloheshin si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu dhe në Shqipëri.

Në vazhdim të hetimeve të përbashkëta në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuara, janë dërguar në gjykim të pandehurit Andi Alushi dhe Valdemaras Kasinskas. Pas deklarimit fajtor nga Gjykata e Kurorës në Shefielld, të pandehurit Andi Alushi dhe Valdemaras Kasinkas, më datë 03 janar 2023 janë dënuar për veprat penale të kryera prej tyre me nga 19 vjet e 6 muaj burgim.

Spak njofton se në bashkëpunim me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar hetimet vazhdojnë për zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.