Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata nuk po kalon një kohë të mirë në Kampionatin Evropian.
Morata ishte qendër e kritikave të analistëve sportiv dhe fansave të futbollit pas rasteve të humbura të shënimit ndaj Polonisë dhe Suedisë, shkruan GazetaBlic Sport.
Kritikat madje u shoqëruan edhe me kërcënime tregon Morata i cili tha se disa tifozë i uruan atij që fëmijët e tij të vdisnin.
“Kam kaluar 9 orë pa gjumë pas ndeshjes me Poloninë, kam marrë kërcënime, fyerje ndaj familjes time. Disa njerëz uronin që të vdesin fëmijët e mi. Ndoshta disa vite më parë do ta kisha humbur toruan, por jam mirë. Kam kaluar disa ditë i izoluar nga gjithçka”, tha sulmuesi i Juventusit.
?? @AlvaroMorata, en @partidazocope
? "Estuve 9 horas sin dormir tras el partido ante Polonia"
? "He recibido amenazas, insultos a mi familia, que ojalá se mueran mis hijos…"
? "Me molesta que lo tenga que vivir mi mujer y que a mi hijos les digan de todo"#PartidazoCOPE pic.twitter.com/d4gNTI3mcp
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) June 24, 2021
/GazetaBlic Sport/


