Sporti

Morata vazhdon kontratën me Atletico Madrid edhe për dy vite të tjera

06/09/2023 18:16
nga:Mergim Rreci

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Alvaro Morata tashmë ka rinovuar kontratën e tij me Atletico de Madrid deri në vitin 2026, duke i shtuar dy vjet kontratës së mëparshme.

Lojtari 30-vjeçar spanjoll është me klubin spanjoll që nga viti 2020, transmeton GazetaBlic Sport.

Në sezonin e kaluar, sulmuesi bëri 45 ndeshje, 15 gola dhe tre asistime.