Morata nuk lëviz nga Juventusi as në këtë merkato.
“Unë fola me të dhe ai qëndron këtu”, tha Allegri shkurtimisht për Moratan në konferencën e sotme për shtyp.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka qenë shumë i bindur përballë largimit të mundshëm të sulmuesit madrilen te Barça.
Morata është një kërkesë nga Xavi dhe do të mbërrinte në një operacion të trefishtë me Atletico Madridin, megjithatë – Allegri mbylli gjithçka duke theksuar se sulmuesi nuk lëviz nga Torino në janar.
/GazetaBlic Sport/


