Sporti

Morata: Mendova të pensionohesha nga Spanja pas Evropianit, por trajneri dhe bashkëlojtarët më kërkuan të qëndrojë

10/12/2024 10:04
nga:E K

Sulmuesi qendror i Spanjës, Alvaro Morata, ka treguar se ishte afër heqjes dorë nga kombëtarja në verë. Ai kishte ndërmend të largohej pas Kampionatit Evropian, të cilin La Roja e fitoi dhe Morata ishte kapiten.

“Në kokën time, turneu veror ishte i fundit për mua me kombëtaren, por trajneri dhe shokët e mi më kërkuan të qëndroja. Kur ke atë besim, është shumë më e lehtë”, tha sulmuesi spanjoll, transmeton GazetaBlic Sport.

“Do të doja që Kupa e Botës të ishte muajin tjetër. Suksesi ynë më i madh nuk është Europiani apo Liga e Kombeve, por fakti që të gjithë luajnë si të fundit. Ka një atmosferë që rrallë shihet në botën e futbollit”, ka shtuar Morata.

/GazetaBlic Sport.