Anësori spanjoll, Pablo Sarabia foli në një konferencë shtypi para ndeshjes kundër Polonisë, duke komentuar edhe kritikat ndaj Alvaro Morata pas barazimit 0-0 kundër Suedisë.
Ai ka lavdëruar sulmuesin spanjoll, duke thënë se Morata është një prej sulmuesve më të mirë në Europë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Përgjegjësia është e të gjithëve, e sulmuesve dhe e mbrojtësve. Morata ka bërë një përpjekje të madhe, ai duhet admiruar për këtë. Unë e njoh atë mirë, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm. Statistikat thonë se ai është një nga më të mirët në Evropë”, tha Sarabia.
/GazetaBlic Sport


