Trajneri i kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montello, është shprehur jashtëzakonisht i lumtur pas fitores 2:1 të kombëtares ndaj Austrisë në Euro 2024.
Mbrojtësi Merih Demiral u shndërrua në një hero për turqit, duke shënuar të dy golat.
“Jam shumë krenar për frymën që treguam në fushë. Është e jashtëzakonshme për një trajner kur mund ta shohësh këtë. Përveç formacionit tonë, planit të lojës dhe taktikës, sot pashë edhe zemrën turke dhe kjo është ajo që më pëlqen në këtë vend”, tha Montella.
Portieri i Turqisë, Mert Gunok, bëri një pritje të jashtëzakonshme në sekondat e fundit për të parandaluar kohën shtesë.
“Jam i lumtur për të, jam i lumtur për ekipin dhe vendin, jam i lumtur për grupin dhe atë që kemi krijuar këtu”, ka thënë Montella.
/GazetaBlic Sport