Lajme

“Monstrum”, Berisha i ashpër me Specialen: Këtu s’ka të bëjë me drejtësi

09/25/2026 22:46
nga:L J

Veterani i UÇK-së dhe ish-deputeti Zafir Berisha e ka konsideruar një “monstrum” të drejtësisë, vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas tij, ajo çka ka ndodhë në Hagë është monstrum i drejtësisë ngase të dënohet lufta çlirimtare e një populli siç kemi qenë ne është rast i paprecedent.

Berisha ka deklaruar se vendimin e ka pritur shumë rëndë, duke e krahasuar si me një “grantë lufte” e cila sipas tij, kur binte afër derisa ishim në betejë nuk mujshe me u kthjellë prej saj për një kohë të gjatë./Kanal10