Aktorja e mirënjohur Monika Lubonja, së fundmi ka qenë e ftuar në “Shqipëria Live”, ku ndër të tjera foli hapur edhe për raportin e saj me këngëtaren nga Kosova, Fifin.
Monika tregoi se Fifi e ka prezantuar atë me të dashurin e saj, Adis Patushin, raporton GazetaBlic.
“E kam takuar të dashurin e Fifit.U lumturova shumë dhe i kam thënë se ke vajzën më të mrekullueshme në krah, por kujdes se bota që ka kjo vajzë është botë delikate”, u shpreh ajo.
Ndërkohë ajo vazhdoi me pak humor duke thënë se do të flejë tek shtëpia e Fifit dhe do ta nxjerri dhëndrin për një natë nga shtëpia./GazetaBlic/


