Gjatë mbrëmjes së të enjtes në darkën e të nominuarve të “Big Brother VIP Kosova 2”, këngëtarja e njohur Monika Salihu ka shprehur emocionet e saj dhe ka bërë një deklaratë lidhur me fituesin.
Monika u shpreh se, nëse do të ishte ajo fituesja e këtij edicioni, do të ishte personi më i lumtur në botë, me argumentin se kjo do të ishte hera e parë që fiton “dikush normal”
Ajo vënë theksin në rëndësinë e normalitetit dhe të thjeshtësisë, duke lënë të kuptohet se jo gjithmonë fituesit duhet të jenë ata me personalitetet më ekstravagante apo me veprime më të bujshme.
“Në qoftë se unë e fitoj BBVK do të thyhen shumë rregulla, pasi do të fitoj një njeri më në fund”, tha ndër të tjerash ajo.