Showtime

Monika e quan telenovelë turke të mërzitshme ribashkimin e Borës dhe Donaldit

05/28/2022 18:40
nga:G B

Monika e ka quajtur telenovelë historinë Bora-Donald, një histori që vazhdon të jetë temë në media e rrjete sociale. Sipas Monikës, moderatorja dhe aktori po e bëjnë këtë për marketing dhe shtoi se “Donaldi është një menaxher i mirë”.

“Më duket se është kthyer në një telenovelë turke dhe po bëhet e mërzitshme. Një telenovelë që ata po e përdorin edhe për marketing. Çfarë do jetë realisht lidhja e tyre nuk e di asnjë. Thjesht po shoh se po bëhet një marketing i mirë i një telenovele turke me sezone. Nuk di çfarë të them për raportin e tyre. Nuk kam parë gjë. Dhe te Donaldi kur isha e ftuar nuk e pyeta sepse e dija që nuk do e jepte një përgjigje sepse do ta mbajë publikun pezull. Ai kështu ka vendosur e ne i shkojmë mbrapa. Është një menaxher i mirë”, tha Monika për “Mirage”.