Lajme

Momenti më emocionues nga fushata e Abdixhikut: Zonja që i transmetonte ngjarjen vëllait të shtrirë në spital

01/12/2025 13:10
nga:G C

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një moment emocionues nga fushata e tij zgjedhore, raporton GazetaBlic.

Ai përshkroi një zonjë që, ndërsa ai fliste nga foltorja, ajo mbante një telefon në duar dhe ia transmetonte fjalimin drejtpërdrejt vëllait të saj, i cili ishte shtrirë në spital.

Abdixhiku e theksoi se ky moment pasqyronte dashuri të madhe dhe përkushtim, jo vetëm për vëllain, por edhe për LDK-në dhe Kosovën.

Ai falënderoi zonjën për përkushtimin dhe i uroi shëndet të plotë vëllait të saj.

Shkrimi i plotë:

E çfarë s’bën motra për vëlla?

Disa momente të madhështojnë.

Një ndër ngjarjet më emocionuese të djeshme, ishte prezenca e një zonje mu në prag të foltores. E shikoja me kurreshtje gjatë gjithë kohës. Në duar lartë, drejtuar nga unë, mbante një telefon. Në atë telefon shfaqej një burrë i shtrirë në spital.

Po i transmetonte, drejtpërdrejtë, gjithë ngjarjen atij. Dashuri. E madhe madje. Edhe për njëri-tjetrin, edhe për vet lidhjen tonë!

Gjatë ditës i kërkova ekipit ta gjenin. E gjetëm. Visar Kadrolli, fotograf e gazetar i Nacionales, e kishte kapur këtë moment ikonik për ne.

Burri në shtrat ishte i vëllai i saj. E çfarë s’bën motra për vëllain?

Zonjë e zotëri, ju faleminderit që keni kaq përkushtim për ne, për LDK-në dhe Kosovën tonë! Qoftë e kaluar kjo përballje shëndeti e u pafshim në takimet tjera!