Sporti

Momenti kur Vinicius “turpëroi” lojtarin e Mallorcas me lëvizjen e tij të mrekullueshme

03/15/2022 10:56
nga:L J

Ylli i Real Madrid, Vinicius Jr zhvilloi dje një ndeshje shumë të mirë ndaj Mallorcas.

Në një moment të ndeshjes, ai “turpëroi” mbrojtësin kundërshtar, Pablo Maffeo, pasi ky i fundit mbeti i rrëzuar pas lëvizjeve akrobatike të sulmuesit brazilian të madrilenëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Anësori 21-vjeçar brazilian ka qenë në formë fantastike për Real Madridin këtë sezon dhe dëshmoi vlerën e tij ndaj skuadrës së Mallorcas në La Liga.

Ai gjithashtu realizoi gol dje në fitoren 0:3.

Ja momenti kur ai kaloi Pablo Maffeon: