Pamjet që shihni tregojnë aksidentin e rëndë se si një tren mallrash goditi një kamion rimorkio teksa po kalonte shinat e trenit në Tennessee.
Përplasja dhe daljet pasuese nga shinat ndodhën në periferinë Chattanooga të Collegedale në Hamilton County rreth orës 13:30 dhe momenti u regjistrua prej disa kalimtarëve të rastit.
Videoja e një dëshmitari tregon momentin kur treni “Norfolk Southern” futet në një barrierë të gjatë të autostradës prej betoni.
Rimorkioja dukej se po lëvizte shumë ngadalë në momentin e përplasjes, gjë që prodhoi një zhurmë të madhe dhe e ndau automjetin në dy pjesë.
NEW IMAGES from viewer Joe Durichek of the train derailment in Collegedale.@LatriciaTnc9 continues our live team coverage here: https://t.co/5QkIkeGxsG pic.twitter.com/oddKu5kCK0
— WTVC NewsChannel 9 (@newschannelnine) December 20, 2022


