Lajme

Momenti kur tërmeti dridh klasën në shkollën kineze (Video)

06/02/2022 09:35
nga:G B

Fotot e publikuara nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV kapën momentin kur një tërmet me magnitudë 6.1 goditi provincën jugperëndimore të Sichuan.

Dhjetra nxënës shkolle në panik u panë duke u ulur poshtë tavolinave të tyre përpara se të dilnin me shpejtësi nga klasa me duart mbi kokë.

Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë tha se tërmeti i parë, në qarkun Lushan të Ya’an, goditi në një thellësi prej 17 kilometra.

Pasoi një tërmet i dytë, me magnitudë 4.5 ballë, i cili vrau të paktën katër dhe la 14 të tjerë të plagosur, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sichuan është një zonë e prirur ndaj tërmeteve. Fatkeqësia e fundit kujtoi një tërmet me magnitudë 8.0 që goditi qarkun Wenchuan në veriperëndim të Sichuan në 2008.