Showtime

Momenti kur “Semafori” i Mc Kreshës e Lyrical Son, këndohet njëzëri nga publiku në “Sunny Hill”

08/10/2022 08:46
nga:G B

“Sunny Hill Festival”, u mbajt në Parkun e Gërmisë, në Prishtinë, ku për katër netë performuan yje botërore dhe vendore.

Natën e tretë, ishin grupi “PINT”, ata që performuan para mijëra qytetarëve.

“Semafori” nga Mc Kresha e Lyrical Son, u këndua njëzëri nga një publik i tërë.

Në momentin që u dëgjua në sfond tingujt e parë të këngës, publiku filloi të brohoriste e më pas duke e kënduar të gjithë.

Ky moment është publikuar në të gjitha rrjetet sociale duke u bërë virale.

Së fundi, një video nga një kënd tjetër e ka publikuar edhe faqja zyrtare e grupit “PINT”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by P.I.N.T. ? (@pintofficial)