Lajme

Momenti kur qytetarët nga BeH futen pa viza në Kosovë

01/01/2025 09:38
nga:Y I

Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi për lëvizje pa viza në Kosovë për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Një grup i qytetarëve nga Bosnjë-Hercegovina kanë hyrë pa viza në territorin e Kosovës me të kaluar ora 12:00 pas mesnate.

Grupi është pritur nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi në pikëkalim kufitar. Janë vizitorët e parë nga Bosnja që hyjnë pa viza në Kosovë.

Kosova ka hequr njëanshëm regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës. Ky vendim sapo hyri në fuqi më 1 Janar 2025 që lejon lëvizjen e lirë për të gjithë mbajtësit e kartave të identitetit nga Bosnjë-Hercegovina.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në tetor njoftoi gjatë Samitit të Procesit të Berlinit se Kosova do të heqë regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjes-Hercegovinës.

https://www.facebook.com/share/v/1BS1DLAYPB/