Sporti

Momenti kur Payet nervozohet dhe ‘godet’ tifozët e Nice me shishe

08/22/2021 22:32
nga:Lorik J

Tifozët e ekipit francez, Nice kanë hyrë në fushë gjatë ndeshjes OGC Nice-Marseille.

Një pjesë e tifozëve të OGC Nice me sjellje të tmerrshme sonte – pasi gjatë ndeshjes kanë hedhur rregullisht shishe ndaj lojtarëve të Marseille, përcjell GazetaBlic Sport.

Në një moment, një shishe e hedhur në fushë  ka goditur Dimitri Payet, sulmuesin e Marseille.

Lojtari i Marseille ishte tejet i nervozuar me tifozët kundërshtar dhe vendosi që të përballet me ta…

Ai goditi me shishe në drejtim të tifozëve “ultras” të Nice.

Ja pamjet tmerruese: