Sporti

Momenti kur Kristjan Asllani ishte shumë afër të realizonte eurogol në Ligën e Kampionëve ndaj Salzburg

11/09/2023 09:06
nga:Lorik J

Skuadra e Interit ka fituar mbrëmë ndaj Salzburg në Ligën e Kampionëve me rezultatin 0-1, për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit të këtij kompeticioni.

Në këtë ballafaqim, Inzaghi i besoi edhe njëherë futbollistit shqiptar, Kristjan Asllani, i cili u aktivizua në pjesën e dytë dhe luajti mjaft mirë, shkruan GazetaBlic Sport.

Madje, Asllani ishte afër një eurogoli të vërtetë – por që portieri kundërshtar ishte i sigurt me dy pritjet e tij nga goditja e mesfushorit kuqezi.

Asllani pas ndeshjes u shpreh i lumtur me minutat dhe me ndihmën që po ia japin shokët çdo ditë.

Më poshtë keni pamjen nga rasti (2:45):