Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka ardhur sot në Kosovë nga paraburgimi i Hagës, në të pamen e babait të tij, Fazliut, i cili ka vdekur të mërkurën e kësaj jave.
Veseli ka shkuar në shtëpinë e tij në Mitrovicë nën përcjelljen e veturave të Misionit të EULEX-it, të cilat janë parë duke qëndruar jashtë oborrit të shtëpisë.
Më poshtë shikoni video ku shihen veturat e EULEX-it duke qëndruar jashtë shtëpisë së Kadrisë.
Specialja e konfirmon se Kadri Veseli ka ardhur në Kosovë për të pamen e babait të tij


