Euro2024

Momenti kur Hysaj e uli kokën nga goditja e Barellas tek goli i Italisë!

06/16/2024 10:17
nga:Lorik J

Italia mposhti Shqipërinë 2-1, me kuqezinjtë që shënuan golin e parë me Nedim Bajramin, por nuk ia doli të ruante per shumë gjatë avantazhin.

Vetëm 10 minuta zgjati epërsia e kuqezinjve, pasi Barella do të mposhte Strakoshën. Por ajo që ka irrituar tifozët është Elseid Hysaj.

Mbrojtësi në momentin që Barella ka gjuajtur topin, ai ka ulur kokën dhe në këtë moment sfera ka përfunduar brenda rrjetës. Videoja e këtij momenti është bërë virale në internet dhe tashmë të gjithë po kryqëzojnë Hysajn në rastin e golit të barazimit.

Momenti kur Hysaj ul koken ne momentin e golit te Barella:

VIDEO