Showtime

Momenti kur Haxhi Krasniqi në dasmë hyri me doreza të boksit

05/10/2022 08:45
nga:Genita C

Boksieri, Haxhi Krasniqi dhe Marigona Krasniqi mbrëmë kanë bërë një dasmë, disa muaj pas kurorëzimit.

Në rrjetet sociale tashmë janë publikuar edhe pamjet nga dasma e tyre.

Nga videot e publikuara, Haxhi Krasniqi shihet se në dasmë është futur me doreza të boksit.

Kujtojmë se boksieri Haxhi Krasniqi dhe modelja Marigona së shpejti do të bëhen edhe prindër.