Sporti

Momenti kur Ederson u tall keq me tifozët e Arsenalit mbrëmë!

04/27/2023 09:31
nga:L J

Manchester City mposhti Arsenalin në derbin e xhiros së 33-të të kampionatit anglez dhe me fitoren 4:1 hodhi një hap të madh drejt festimit të titullit të ri në Premier League. Një ndeshje fantastike luajtën Kevin de Bruyne me dy gola dhe një asistim dhe Erling Haaland me dy asistime dhe një gol që bëri historinë e Premier League.

Është spikatur edhe portieri i Cityt, Ederson, por jo duke u mbrojtur, por duke u tallur me tifozët mysafirë, përcjell GazetaBlic Sport.

Tifozët e Arsenalit udhëtuan në Manchester duke shpresuar se skuadra e tyre mund të marrë një rezultat të mirë për të mbajtur gjallë ëndrrën e tyre për të fituar Premierligën.

Teksa bashkëlojtarët e tij festonin golin në anën tjetër të fushës, ai u kthye nga mbështetësit e Arsenalit dhe imitoi të qarat me lëvizjet e duarve.

Ai ua bënte të qartë se kjo humbje do t’i bëjë me lot…