Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk ka votuar për Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, raporton Gazeta Blic.
Në pamjet e seancës së Kuvendit, ajo nuk e ngrit dorën kur bëhet votimi për, ndërsa kur kryesuesi i seancës Avni Dehari pyet kush voton kundër, ajo shihet duke pirë ujë.
Megjithatë, pavarësisht se ajo nuk voton, Dehari thotë se janë 57 vota Për, aq sa ishin dhe për Haxhiun kur deputetja në fjalë ka votuar pro.
Nuk dihet nëse ka qenë lëshim.
Në anën tjetër, reagime të shumta kanë ardhur nga partitë ish opozitare e shoqëria civile, lidhur me mos votën e saj.
Gazeta Blic ka provuar të marrë një përgjigje nga deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi, por ajo nuk është përgjigjur./Gazeta Blic/


