Lajme

Momenti kur bombardohet pika e shpërndarjes së ndihmave në Kharkiv

03/25/2022 23:18
nga:Genita C

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale duket se tregon momentin kur bombardohet nga rusët një pikë poste në Kharkiv, nga ku po shpërndaheshin ndihma humanitare për banorët e qytetit.

Oleksandra Matviichuk, drejtuesja e Qendrës për Liritë Civile në Ukrainë, e cila postoi videon në llogarinë e saj në Twitter, thotë se kjo pikë poste ishte shndërruar në vendin kryesor në qytet nga ku shpërndaheshin ndihma për banorët e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, që vinin nga organizata bamirësie.

Pamjet dramatike publikohen pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara akuzuan forcat ruse se kanë kryer krime lufte në Ukrainë dhe thanë se do të kërkonin me çdo mjet që të personat përgjegjës të japin llogari.