Sporti

Momenti kur Allegri u nervozua keq gjatë ndeshjes ndaj Milanit, mezi e qetësuan asistentët e tij

10/23/2023 09:24
nga:Lorik J

Juventus fitoi ndaj Milanit me rezultat 1:0 në raundin e nëntë të Serie A. Milani mbeti pa një lojtar në minutën e 40-të pasi Malick Thiaw ishte mbrojtësi i fundit që rrëzoi Moise Kean dhe u ndëshkua me të kuq.

Mysafirët shfrytëzuan avantazhin e tyre numerik me një gol me fat të Manuel Locatelli, i cili shënoi fitoren në minutën e 63-të. Topi u devijua nga Rada Krunic dhe mashtroi portierin Andrea Mirante, shkruan GazetaBlic Sport.

Me këtë fitore, Juventusi shkoi në dy pikë pas liderit Inter dhe një pas Milanit, i cili mban vendin e dytë. Në momentet e fundit të lojës, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, u nervozua përgjatë vijës së fushës.

Allegri nuk mbeti i kënaqur me referimin e gjyqtarit Mariani, por edhe me disa lëvizje të lojtarëve të tij.

Ai mori një karton të verdhë dhe ndihmësit e tij duhej ta qetësonin.

Ja pamjet:

VIDEO