Skuadra e Ballkanit pas pak minutash do të mësojë kundërshtarët në grupet e Conference League.
Shorti për grupet e Conference League të edicionit 2022/23 do të hidhet në orën 14:30, shkruan GazetaBlic Sport.
Ekipi kosovar i Ballkanit siguroi dje grupet e Conference League pas fitores ndaj Shkupit me rezultatin e përgjithshëm 3:1 (1:2 dhe 1:0).
Shortin mund ta ndiqni live në Sport 1 dhe Klan Kosova me fillim nga ora 14:00.
GazetaBlic Sport do t’ju mbajë të informuar për çdo risi.


