Sporti

Momenti epik nga ndeshja Bayern – Lazio kur gjyqtari ndërpreu aksionin e rrezikshëm të gjermanëve, ai menjëherë i kërkoi falje të gjithëve

03/06/2024 08:25
nga:Lorik J

Bayern Munich mposhti Lazion me rezultatin 3:0 në ndeshjen e dytë të fazës së eliminimit në Mynih, duke përmbysur humbjen 0:1 nga ndeshja e parë e luajtur në Romë. Kështu bavarezët kaluan në çerekfinale të Champions League.

Ndeshja u drejtua nga gjyqtari slloven Slavko Vincic, i cili pati një gafë të vogël.

Në sulmin e Bayernit në minutën e 33-të, Vincic rrëshqiti dhe u godit nga topi. Mund të ishte një sulm i rrezikshëm për skuadrën vendase, kështu që tifozët u acaruan me të dhe ai kërkoi falje.

Ja pamjet interesante:

VIDEO