Është nata në të cilën Argjentina e Messit “prek qiellin me gisht në Katar”: kjo është hapja e edicionit online të La Nación, që feston kështu triumfin në penallti ndaj Francs. U gëzua jashte mase edhe Olé, me titullin “Ne jemi kampionë bote!”, dhe Clarín, e cila ‘kufizohej’ në një “kampionë të Argjentinës” lakonik.
Nga ankthi ekstrem, te triumfi absolut. Lionel Messi i jetoi të gjitha në finalen e pamundur të Argjentinës kundër Francës dhe kishte të gjitha kamerat pranë tij. Njëri prej tyre regjistroi momentin kur kuptoi se finalja e… maratonës kishte përfunduar dhe se nga sot i shton rezymesë së tij të madhe titullin kampion bote.
Lionel Mesi ishte padyshim futbollisti më i mirë në finalen e Kupës së Botës, teksa udhëhoqi me dinjitet Argjentinën drejt trofeut mëse të merituar. Leo në fund u shpall dhe lojtari më i mirë i këtij kompeticioni, teksa nuk mungoi festa speciale me nënën, pas kurorëzimit.
Celia, nëna e Messit, u fut në fushë pas përfundimit të takimit, teksa vrapo për ta përqafuar Leon. Një përqafim tepër emocionues, ku nuk munguan dhe lotët. E ema e tij qe kishte qene ne tribune zbriti direkt ne fushe me pas, edhe perpara bashkeshortes Antonella Rocuzzo…
Lionel Messi hugs his mother ❤️ #FIFAWorldCup pic.twitter.com/Hz6uGV32ZX
— Farid Khan (@_FaridKhan) December 18, 2022