Lajme

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli

07/17/2026 10:44
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Theth, ku për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.

Disa turistë të huaj kanë shpëtuar mrekullisht, pasi një gur i shkëputur nga shpati i malit ka rënë mbi automjetin me të cilin po udhëtonin, duke depërtuar në brendësi të tij.

Si pasojë e goditjes, automjeti ka pësuar dëme të shumta materiale, ndërsa turistët kanë dalë pa lëndime.

VIDEO: