Sporti

Momente tensioni, Darwin Nunez dhe Pep Guardiola për pak u përplasen fizikisht

11/25/2023 16:10
nga:Mergim Rreci

Një moment i tensionuar ndodhi në fund të duelit mes Manchester City dhe Liverpool .

Pas barazimit (1-1), dhe pas përshëndetjes mes Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp, futbollisti uruguaian Darwin Nunez ka avancuar drejt trajnerit vendas dhe është dashur të ndalet nga vetë trajneri i tij, transmeton GazetaBlic Sport.

Darwin Nunez vazhdoi me fjalët e tij, kurse Pep Guardiola poashtu u nervozua me veprimin e futbollistit, atje ku ishte e nevojshme që të reagonin të dyja stafet e skuadrave.