Sporti

Momente paniku në futbollin shqiptar, lojtari transportohet me urgjencë në spital pas një përplasje në fushë

02/10/2024 15:47
nga:Mergim Rreci

Momente paniku ndodhën në ndeshjen mes Korabit dhe Vorës në Shqipëri, ku lojtari i kësaj të fundit, Frenklin Ntepeh u dërgua me urgjencë në spital.

Pas një përplasje në minutën e 77’ të takimit, mesfushori përfundoi i shtrirë në tokë dhe u desh ndërhyrja e stafit mjekësor e më pas ambulancës.

Panorama Sport raporton se gjendja e tij tashmë është stabile dhe nuk ka rrezik të madh serioz.

Video nga ky moment – LINK.