Momente frike për Adam Ounas, lojtarin e Napolit në ditën e djeshme.
Anësori i Napolit u largua nga fusha sportive dhe u drejtua për në shtëpinë e tij, para se të nisej për në Milano, por hasi në hajdutët që ishin futur në shtëpinë e tij, raportojnë mediumet italiane, përcjell GazetaBlic Sport.
I kërcënuar me një armë të drejtuar nga ai, Ounas ua dorëzoi disa nga gjërat e tij me vlerë banditëve të cilët më pas u larguan.
Lojtari më pas denoncoi rastin në polici. Anësori algjerian nuk është i ri në situata të tilla. Gjithashtu në vitin 2019 pas ndeshjes me Frosinonen i kishte ndodhur një gjë e tillë…
/GazetaBlic Sport


