Pasi u bë një futbollist i lirë në javën e fundit, Lionel Messi tani shpreson të arrijë një marrëveshje të re kontrate me Barcelona dhe negociatat e ditëve të ardhshme do të jenë vendimtare.
Pasi El Mundo publikoi shifrat që përshkruajnë se sa fiton Messi në Barcelona, gazeta franceze L’Equipe ka llogaritur se që nga largimi argjentinasi po humb 100,000 euro në ditë, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas El Mundo, Messi mori 138.9 milion euro bruto për sezon në Barcelonë.
Tani për tani, presidenti i Barcelonës Joan Laporta po bën gjithçka që mundet për të zgjidhur numrat dhe për të arritur një marrëveshje përfundimtare për kontratën e re të Messit.
“Unë do të doja të them se e gjitha është bërë, por nuk është kështu. Diskutimet po shkojnë mirë, por nuk kanë mbaruar ende. Ideja është të përfundojmë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Laporta para mediave kohët e fundit.
/GazetaBlic Sport/


