Shiu pushoi dhe doli dielli… teksa këngëtari shqiptar Ermal Meta po këndonte në shi këngën ‘Haleluja’, (Lavdi Zotit), në një koncert në Romë.
Për shkak të reshjeve të shiut koncerti i ‘1 Majit’ ishte ndërprerë për disa minuta, pas performancës së Giusi Ferrerit.
“Mendoj se kitara akustike është e vetmja gjë që funksionon”- tha Ermal Meta teksa u ngjit në skenë dhe u përpoq që të argëtonte publikun.
Këngëtari shqiptar nisi të këndojë në shi këngën “Hallelujah” të Leonard Cohen dhe gjatë performancës doli dielli. Ky moment solli edhe duartrokitje nga publiku.
/ReportTv.al/