Showtime

Moment krenarie! Dua Lipa pozon për një revistë shqiptare dhe duket e mahnitshme

04/14/2021 11:28
nga:Genita C

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të ketë suksese me projektet e saj.

Atë e kemi parë shumë herë në revistat më të mëdha në botë, por tani mund ta shohim edhe në revistat shqiptare, shkruan GazetaBlic.

Së fundi, ajo ka bërë një rrëfim për “Global Woman” dhe kjo u bë e ditur përmes një postimi nga kryeredaktorja e revistës.

Sot është padiskutim një ndër divat ndërkombëtare të muzikës botërore dhe ne s’mund të jemi më krenar që Dua Lipa vjen në Global Woman!”, ka shkruar ajo./GazetaBlic/