Sporti

Moment interesant nga festa e Dritës | Presidenti i klubit dhe kryetari i Komunës së Gjilanit nuk u përshëndeten fare!

05/26/2025 17:25
nga:Lorik J

Dje, FC Drita festoi titullin kampion të Superligës së Kosovës në futboll për sezonin 2024/25.

Klubi i Zekrija Ramadanit u shpall kampion me shumë meritë para disa javësh, teksa dje u kurorëzua me titull, ku nuk mungoi edhe ceremonia dhe rikthimi i tifozerisë, “Intelektualët”, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, diçka interesante ndodhi gjatë ceremonisë dhe momentit të ndarjes së medaljeve nga Kryetari i Komunës, Alban Hyseni dhe pjesa tjetër e zyrtarëve që ndodheshin në skenë.

Teksa ishte radha e Flamur Bunjakut dhe Valon Murselit për të marrë medaljet, presidenti Bunjaku vendosi të injorojë përshëndetjen me Hysenin. Ky moment u kap nga mediat e pranishme në ceremoni, ku edhe u shpërnda në rrjetet sociale.

Megjithatë, duhet theksuar se Bunjaku e Murseli janë investitorë të mëdhenj të futbollit kosovar e njerëz mjaft të respektuar.

Më poshtë keni pamjet e momentit: