Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është takuar sot me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Por, përpara takimit, presidenti turk e la të presë në këmbë Putinin për afro 50 sekonda.
Kjo pritje, për Putinin ishte e sikletshme, teksa shihej se bënte lëvizje interesante, duke e ndryshuar edhe mimikën e fytyrës.
Around 0:36 he looks like he is mulling over the best ways to murder Erdogan pic.twitter.com/HaU17dObpS
— VKJudit (@VKJudit) July 19, 2022
Kjo nuk është hera e parë që Erdogan e lë të presë Putinin, pasi ngjashëm pati ndodhur edhe në vitin 2016.
Më 2016, Erdogan e la Putinin ta priste atë për më shumë se 130 sekonda. Ky ishte takimi i parë prej shumë kohesh mes Erdoganit e Putinit pasi raportet e tyre ishin acaruar pas rrëzimit të një aeroplani rus nga forcat turke
Por, më 2020 ishte Putin ai që e la të priste Erdoganin për më shumë se 2 minuta tek dera e sallës së pritjeve gjatë një takimi ku temë diskutimi ishte tensionimi i situatës mes dy vendeve në Siri, ku me ç’rast u arrti një marrëveshje armëpushimi aso kohe në Idlib.


