Sporti

Moment emocionues: Futbollisti i Preston vendos lule para tifozëve të Liverpoolit për Diogo Jotan

07/13/2025 15:58
nga:Lorik J

Skuadra e Liverpoolit sot luan ndeshjen miqësore me Prestonin nga ora 16:00.

Lojtari i Prestonit,Whiteman ka vendosur lule para tifozëve të Liverpoolit përpara ndeshjes, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “You Never Walk Alone”.

Një gjest mjaft emocionues i futbollistit kundërshtar, i cili kujtoi futbollistin portugez.

Kujtojmë se të enjten e kaluar, Diogo Jota humbi jetën në një aksident tragjik, bashkë me vëllain e tij, Andre Silva.

/GazetaBlic Sport