Kreu i PSD-së Dardan Molliqaj ka kritikuar kryeministrin e vendit Albin Kurti, duke e cilësuar humbës të madh, shkruan GazetaBlic.
Ai përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shkruar se Kurti nuk ka qenë as i luftës dhe se nuk është as i paqes.
Shkrimi i plotë i tij:
Kurti ky humbës i madh
As i luftës, as i paqes. I tillë është Kurti. E tillë do të jetë marrëveshja.
Pa destinacion final.
Pa zgjidhje të qëndrueshme.
Pa mundësi paqeje mes dy vendeve.
Pa ecje integruese drejt BE.
Pa njohje nga Serbia.
Ky degradim i shtetësisë së Kosovës e fuqizon frymën e rezolutës 1244. KFOR-i në pushtet kufitar.
E kryeministri ka kohë të tallet me opozitën parlamentare. Arrogant. Dëshiron të fitojë luftën e ngushtë lokale, por e ka humbur atë madhore, finalen.


