Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj diasporës, duke e cilësuar si një marrëdhënie të instrumentalizuar dhe manipulues, raporton GazetaBlic.
Në një postim të tij në rrjetet sociale, Molliqaj theksoi se diskursi i Kurtit ndaj bashkatdhetarëve është i karakterizuar nga një qëndrim cinik dhe përçmues, ku ai “rreh shpinën” dhe “kap votën”, për të marrë mbështetje elektorale, pa ofruar një angazhim të vërtetë për nevojat dhe interesat e diasporës.
Molliqaj theksoi se shumë nga sukseset e vendit janë arritur falë diasporës, e cila ka kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës, por ai kritikoi atë që ai e quajti “cinizëm përçmues” nga disa pjesë të elitës politike, të cilët shpesh e shohin diasporën si një “tufë injorantësh” dhe “gërrnaqa”.
Sipas tij, ky qëndrim është i pasaktë dhe i padrejtë.