Uncategorized

Molliqaj reagon pasi Limaj u refuzua nga PDK

05/11/2026 19:03
nga:Genita C

Dardan Molliqaj ka reaguar pas zhvillimeve në PDK duke thënë se Fatmir Limaj është refuzuar nga një “klikë” brenda partisë, të udhëhequr sipas tij nga Uran Ismaili.

Molliqaj tha se kjo ndodhi për shkak të interesave të brendshme politike dhe shtoi se nevojitet një opozitë “e vërtetë” që e kundërshton pushtetin, duke bërë thirrje që në zgjedhje të votohet Partia Socialdemokrate e Kosovës.